Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës për profesionistë shëndetësorë.
“Në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachelor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborantë mjekësorë me bachellor.
Konkursi mbetet i hapur nga 29.03.2023 deri më 5.04.2023.
Kushtet për të aplikuar në konkursin e hapur mund ti gjeni në vegëzën e mëposhtme.
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës