Shërbimi Korrektues i Kosovës bashkë me organizatën Monumenta nesër organizojnë në aktivitetin e përbashkët, i cili do të zhvillohet nesër në Qendrën Korrektuese për Femra – Lipjan.
Sipas njoftimit, ky aktivitet ka për qëllim prezantimin e punës kreative dhe rehabilituese të të burgosurave përmes ekspozitës së punimeve të tyre artistike dhe artizanale, si dhe përmes aktiviteteve paralele që zhvillohen në ambient të hapur, shkruan Arbresh.info.
Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 14:30 – 15:30
Në kuadër të ngjarjes, do të ketë:
Fjalime përshëndetëse nga Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,
Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, zyrtarë të lartë institucionalë dhe partnerët.
Punë artistike live nga të burgosurat;
Praktikë të jogës dhe aktivitete të gjelbra (mbjellje lulesh);
Ekspozitë dhe shitje punimesh me qëllim përkrahjeje për rehabilitim dhe ri-integrim, dhe
Dhënia e mirënjohjejes Divizionit për Siguri dhe Operativë./Arbresh.info/
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...