Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami në një prononcim për Gazetën Blic ka theksuar se ka shumë arsye se këtë vit duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme.
“Kërkesa jonë për zgjedhje ka ardhë si rredhojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e dha vendimin e saj në lidhje me marrëveshjeven e Asociacionit, ku ky vendim tregoi së Kryeministri i vendit e shkeli aktin më të lart të shtetit në 23 nene”, tha ajo.
Sipas saj, kjo nuk është e tëra.
Bajrami shton se po të kishim një shtet demokratik ku do të respektohej kërksa e qytetarëve po ashtu ky Kryeministër do të jepte dorëheqje të cilin ia kërkuan mbi 205 mij qytetarë të nënshkruar në peticion por edhe ata të cilët i mbushën sheshet në shenjë pakënaqësie.
“Por, duke e ditur se këta njerëz nuk dojnë të ndëgjojnë zërin e qytetarëve edhe sot i kemi në qeveri”, thotë ajo për Gazetën Blic.
Përkundër që opozita tash e dy vjet po kërkon zgjedhje të reja, po duke mos e arritur atë qëllim, ajo konsideron se Nisma, AAK e VV nuk kanë dështuar.
“ Opozita në asnjë moment nuk është humbëse, përkundrazi Nisma, AAK dhe VV së bashku me qytetarëve e vendit janë fitues sepse kemi arrit t’i parandalojmë realizimin e një mini shteti brenda shtetit tonë por edhe i kemi parandaluar faljen e tokave”, thotë ajo për Gazetën Blic.
Bajrami duke i komentuar numrat e koalicionit prej 2/3, gjë që e bën të pamundur rrëzimin e qeverisë nga ana e opozitës, Bajrami vlerëson se zgjedhjet janë domosdoshmëri.
“Ndërkaq sa i përket numrE sa i përket numrave, unë mund të them lirisht se ky koalicion i ka pas numrat vetëm për vendimet e dëmshme për vendin e asesi për t’i realizuar premtimet me të cilat edhe i kan fituat zgjedhjet, prandaj, nuk është punë e opozitës çështjea e zgjedhjeve por është domosdoshmëri me qëllim që t’i parandalojmë të këqiat që ky koalicion po ia sjellë vendit”, tha ajo.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave