PZAP ia refuzon ankesën e VV-së në Prizren

14:02 | 23 Nëntor 2021
F.T

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren.

Sipas vendimit që e ka siguruar arbresh.info, thuhet se ankesa e parashtruar nga ana e subjektit politik të drejtuar nga Albin Kurti, është e pabazuar.

Në vazhdim e gjeni vendimin e plotë të PZAP-së.

 

 

 

 

Vetëvendosje, kishte parashtruar ankesë për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, pas humbjes në balotazh.

Ndryshe, Shaqir Totaj i PDk-së ka fituar me 1 mijë vota epërsi, përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale