Pse nuk u ndihmua familja Jashari natën e 5,6 dhe 7 marsit? (VIDEO)

09:34 | 8 Mars 2018
M. A.

Për tre ditë rezistencë dhe luftim ballë për ballë me forcat militare serbe, familja Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe 57 anëtarë ranë heroikisht.

Ishte mëngjesi i 5 marsit, kur forcat serbe rrethuan shtëpitë e familjes Jashari. Gjatë këtyre tri ditëve luftim dhe rezistencë familja Jashari nuk u ndihmua nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e as nga bashkëfshatarët në Prekaz, shkruan arbresh.info.

Shumë njerëz pyesin se përse askush nuk u doli në ndihmë familjes Jashari, pse askush nuk shkoi për të luftuar me ta kundër serbëve?

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, i cili është nga Prekazi, ka treguar se si ata kanë parë të gjitha sulmet që u janë bërë familjes Jashari me 5,6 dhe 7 mars, por sipas tij nuk kanë pas mundësi t’u ndihmojnë sepse nuk kanë pasur armatim.

“Jam bashkëluftëtar i Adem Jasharit, kam qenë këtu gjatë tërë luftës. Atë ditë që është rrethuar kanë qenë shumë forca në fshatin Tërrnoc.  E kemi lajmëruar, por Adem Jashari ka thënë se nuk do të dalë nga këtu”

“Nuk kemi pas mundësi na. Ka shumë intervista që thotë dikush se përse nuk i kanë ndihmuar. Gjithë ajo forcë që ka qenë dikur rreth 6 mijë 7 mijë forca na nuk kemi pas mundësi as të iu afrohemi. Na e kemi pa gjithë luftën. Por nuk kemi pas çka të bëjmë. Kemi qarë se s’kemi pas armatim” , thotë ai./Arbresh.info/

Shiko intervistën:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme