Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 193-të me radhë. Edhe ky takim, në bazë të Rregullores për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të KPK-së, është udhëhequr nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili njëkohësisht është anëtar i Këshillit sipas detyrës zyrtare.
Në fillim të takimit, i cili në rendin e ditës kishte zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurori Lumezi, njoftoi për nominimet e paraqitura për pozitat e lartcekura. Ai tha se për pozitën e Kryesuesit ka paraqitur nominimin vetëm anëtari i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, ndërsa për pozitën e Zëvendëskryesuesit vetëm anëtari i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Veton Shabani.
Më tej, kandidatët e nominuar për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit kanë paraqitur vizionet e tyre për udhëheqjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me ç’rast dy të nominuarit kanë prezantuar veprimet që do t’i ndërmarrin gjatë udhëheqjes së KPK-së.
Në vazhdim është zhvilluar procesi i votimit për Kryesuesin e KPK-së, ku me 10 vota për dhe 1 kundër është zgjedhur prokurori Jetish Maloku, ndërsa me 11 vota për dhe asnjë kundër është zgjedhur Zëvendëskryesues prokurori Veton Shabani./arbresh.info/
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare