Prokurori i Shtetit ngrit 70 aktakuza kundër 81 personave

10:18 | 28 Shtator 2021
A Z

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë ngritur 70 aktakuza kundër 81 personave.

Sipas Prokurorisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 19 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 8 personave të dyshuar.

Njofftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë 70 aktakuza kundër tetëdhjetenjë 81 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve të cilat dyshohen të jenë përfituar apo përdorur për t’u kryer vepra penale. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar, një Rimorkio e punuar, masa drusore, dru teknik e llojit breu, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 5.20m³. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë është sekuestruar një një telefon mobil.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./arbresh.info/

Të ngjashme