Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka vazhduar me dekoratat e tij për personalitetet të cilat kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme ai ka dekoruar edhe Gjeneral Lejtnant Rrahman Ramën, për të cilin ai shkruan në Facebook se ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, si dhe në zhvillimin dhe transformimin e FSK-së.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova ish- komandantin e Zonës Operative të Shalës, gjeneralin Rrahman Rama, dhe komandantin e FSK-së.
Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK-së.” HTH
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...
Rama kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në ligj
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë