Presidenti Hashim Thaçi në adresimin drejtuar qytetarëve tre ditë pasi u bë e ditur se ne Hagë është dorëzuar aktakuzë ndaj tij, Kadri Veselit dhe disa pjesëtarëve tjerë të UÇK ‘së për vrasje të rreth 100 civilëve ka mohuar krimet.
Ai ka thënë se nëse konfirmohet aktakuza dhe ka proces gjyqësor ndaj tij do të japë dorëheqje.
Por kreu i shtetit, i cili adresimin e bëri gjatë ditës kur në Kosovë po qëndron Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi konsultime edhe me liderë të partive pa dhënë më shumë detaje.
Hera e fundit kur shefi i shtetit ka qenë nikoqir i partive politike është koha kur kishte dëgjuar partitë politike se çfarë qëndrimi kanë rreth asaj se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje apo të formojë qeveri të re pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Gjatë këtyre ditëve takime kanë mbajtur krerët e koalicionit Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj./expres/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë