Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, duke e caktuar 14 shkurtin datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
E, kjo çështje ka ngritur dilema rreth pjesëmarrjes së Vjosa Osmanit në fushatë, raporton arbresh.info
Por, njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se, edhe përkundër shpërndarjes së Kuvendit, Vjosa Osmani duhet të vazhdoj të mbetet ushtruese e detyrës së Presidentit.
Sipas, Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerëson se Vjosa Osmani duhet të vazhdojë të mbetet ushtruese e detyrës së Presidentit deri më 5 maj.
“Si rezultat i aktgjykimit në rastin e ish-ushtruesin e detyrës së presidentit Jakup Krasniqit Gjykata Kushtetuese kishte konkloduar që kufizimet sa i përket ushtruesit së Presidentit nuk vlen njëjtë sikur se presidenti me mandat të plotë Kushtetues meqenëse i njëjti i nënshtrohet kufizimeve që rrjedhin për shkak të mënyrës së caktimit apo zgjedhjeve të tij. Vjosa Osmani përkundër shpërndarjes së kuvendit duhet të vazhdojë të mbetet ushtruese e detyrës së Presidentit deri më 5 maj”, tha ai.
Sipas tij, kjo ka të bëjë me evitimin e skenarëve ku vendi mund të mbetet pa tri institucionet kryesore.
“Pasi kemi vet një përcaktim Kushtetues që ka të bëjë me garantimin e vijimësisë dhe funksionimit të institucioneve dhe të evitimit të skenarëve ku vendi mund të mbetet pa tri institucionet kryesore, Presidentin, Kryeministrin apo Kryetarin e Kuvendit. Osmani do të vazhdojë të udhëheq me pozitën e ushtrueses së detyrës se Presidentit deri më 5 maj maksimalisht”, deklaroi Cakolli.
Ndërsa, analisti politik Shkodran Ramadani, thotë se Osmanit i lejohet të marrë pjesë në fushatë, pasi që ajo vazhdon me qenë edhe komandante supreme e FSK-së.
“Për shkak se Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së Presidentes asaj i lejohet të marrë pjesë në fushatë, pasi që ajo vazhdon me qenë komandante supreme e Forcave të Sigurisë, por politikisht nuk ka obligime sikur që kishte presidenti Hashim Thaçi”, tha ai.
Ramadani mendon se, përsëri kur të mandatohet Qeveria e ardhshme ajo do të jetë e përfshirë në procese.
“Por përsëri kur të mandatohet Qeveria e ardhshme ajo do të jetë e përfshirë në procese, por nuk mund të flasë me saktësi ndaj kompetencave e obligimeve dhe përgjegjësive që ka”, pohoi ai.
Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë, sipas së cilit, shpall të vlefshme ankesën që ia çoi Lëvizja Vetëvendosje, pasi deputeti Etem Arifi, që ishte dënuar me formë të prerë, mori pjesë në votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. Vendimi i Kushtetueses e ka dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë të tretat brenda katër viteve në Kosovë, dhe që nga shpallja e pavarësisë asnjë qeveri nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj./A.Zeka/arbresh.info/
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri