Kamer Ahmetxhekaj nga Isniqi i Deqanit i ka blerë nga Posta e Kosovës, tetë vetura të tipit Renault Kangoo në vlerë prej 5 mijë e 845 euro. Edhe Fatjon Balaj nga po i njëjti vend i ka blerë pesë vetura të tipit “Renault Megane Sedan 1870” në vlerë prej 2 mijë e 776 euro nga Posta e Kosovës.
Të 20 veturat e përdorura të Postës së Kosovës, janë shitur të premten përmes Ankandit Publik, me çmime prej 357 euro deri në 1320, sa ka qenë çmimi më i lartë.
“Shitja e Automjeteve të përdorura të Postës së Kosovës-sh.a”.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës për shitje që ka publikuar Posta e Kosovës, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit, shkruan Gazeta Fjala.
Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se blerës të tjerë janë: NTSH.Prishtina Auto Home -Prishtinë dhe Shkelzen Ademaj -Istog.
“NTSH. Prishtina Auto Home-Prishtina”, ka blerë 2 vetura të tipit Renault Megane Sedan 1870 në vlerë prej 2 mijë e 50 euro dhe Shkelzen Ademaj ka blerë 4 vetura në vlerë prej 4 mijë e 612 euro, vetura të tipit Renault Megane Sedan 1870.
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...