Policia e Kosovës referuar festave të fundvitit Policia e Kosovës vlerëson se nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike, përmbyllja e këtij fundviti dhe fillimi sa më i mbarë i vitit të ri 2017, është prioritet dhe kjo sipas tyre mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe vigjilencë të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit.
“Sikurse edhe viteve të kaluara Policia e Kosovës edhe këtë vit për festat e fundvitit ka përgatitur planin operativ ‘Fundviti 2016 dhe fillimi i vitit 2017’, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafik Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore që dalin nga ligji për rregullat e trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë, t’u përshtaten kushteve të rrugës, mos të përdorin telefonin gjatë vozitjes si dhe të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të lodhjes dhe alkoolit.
Po ashtu PK-ja me theks të veçantë apelon tek çdo prind që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit në mënyrë të rrezikshme të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, fishekzjarrët, ku si pasojë e përdorimit të tyre duke përfshirë edhe armë të ndryshme në vitet paraprake janë evidentuar edhe incidente me pasoja të rënda.
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave