Policia nuk po mundet t​ë arrestoj Agim Madanin

00:43 | 10 Shtator 2015
M. A.

Policia e Kosovës është vënë sërish në kërkim të Agim Madanit, shtetasit nga Shqipëria, i cili plagosi me AK-47 një oficer policie në Pejë.
Por, zyrtarë të Policisë për rajonin e Pejës, kanë thënë për Gazetën Express se Policia nuk ka mundur ende ta arrestojë të dyshuarin.

Ata kanë thënë se lajmi për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.

“ Nuk ka ende diçka konkrete për këtë çështje. Ne nuk kemi informata që është arrestuar Madani. Lajmi për arrestim nuk është i vërtetë”, kanë thënë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale