Po kthehej nga shkolla, një burrë tenton ta dhunojë një të mitur në Prizren

10:11 | 10 Nëntor 2021
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur nga Prizreni ka deklaruar se derisa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i panjohur ka tentuar ta dhunojë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur pasditen e së martës.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “Tentim dhunimi”.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prizren, 09.11.2021 – 17:30. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se për deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./arbresh.info/

Të ngjashme