Plagosen dy persona me armë zjarri në Podujevë, flasin nga Policia

21:21 | 27 Dhjetor 2020
A Z

Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga një person (i njohur për Policinë), sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

I njëjti kishte shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor në ikje e sipër.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti e cila tha se Policia aktualisht janë në kërkim të personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin për plagosje me armë zjarri në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëtit janë dërguar për tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe eshte vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i jane pergjigjur në menyrën e njëjtë. Aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Të ngjashme