Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Gjithsej janë numëruar rreth 4451 vota, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur e para.
Lëvizja Vetëvendosje deri tash ka 2083 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, ka grumbulluar 1053 vota deri tash. Derisa Partia Demokratike e Kosovës, e cila përfundoi e treta në këto zgjedhje, ka vetëm 555 vota nga 4451 deri tash. Koalicioni AAK-PSD ka 281 sosh. E koalicioni tjetër Nisma-AKR, koalicion që ende nuk po dihet nëse do ta kalojë pragun zgjedhor, ka 187 nga 4451 vota.
Ja tabela e përgjithshme.
LVV – 2083
LDK – 1053
PDK – 555
AAK, PSD – 281
NISMA – 187
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë para mediave se pas vendimit të Gjykatës Supreme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...