Përfaqësues të ligjit në Kosovë, bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, kanë qenë të hënën në disa lokacione që ndodhen në veri të Mitrovicës, për të rikonstruuar ngjarjen në lidhje me vrasjen e shqiptarëve gjatë vitit 2000 në këtë pjesë të qytetit.
Me kërkesë të prokurorisë së EULEX-it, Drejtoria e Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut të Mitrovicës ka asistuar në ofrimin e sigurisë, në mënyrë që rekonstruimi i vendit të ngjarjes ku dyshohet se kanë ndodhur vrasjet të zhvillohet pa probleme.
Pasdite rikonstruimi ka vazhduar edhe në jug të Mitrovicës, përkatësisht në “Lagjen e kovaçëve” rrugën “Mehmet Gradica” dhe “Ahmet Selaci” ku janë vrarë dhjetëra shqiptarë gjatë vitit 1999.
Tefik Sejdiu, të cilit iu vranë tre anëtarë të familjes – babai, axha dhe djali i axhës, e vlerësoi si jashtëzakonisht të mirë punën e sotme me rikonstruimin e vendit të ngjarjes nga ana e njerëzve të ligjit.
Shefqet Pllana, i cili po ashtu më 14 prill të vitit 1999 ka humbur dy djemtë, Emirin dhe Enesin, si dhe dhëndrin Xhemil Hoti, po ashtu edhe baxhanakun, u shpreh skeptik sa i përket drejtësisë në lidhje me ngjarjen.
Sipas tij, ka kaluar kohë e gjatë dhe janë humbur shpresat.
“Kjo është një gjë e mirë nëse merr epilog të mirë… Këtu ka qenë Oliver Ivanoviqi, pastaj ka marr pjesë Sërgjan Aleksiq komshiu ynë, Vasilije Aleksiq, vëllezërit e Aleksiqit dhe kunata e Aleksiqit. Këta kanë qenë kryesorët, edhe këta i kanë thirrë prej Bajskës militantët e Titovo Uzhicës dhe i kanë kryer këto”, ka thënë Pllana.
Në anën tjetër, avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vllajiq, tha se rikonstruimi i sotëm do t’i kontribuojë pa dyshim procesit gjyqësor.
“Kjo do t’i mundësoj gjyqit të vlerësoj dëshmitë e dëshmitarëve dhe të vërtetojnë nëse ato janë të vërteta ose jo, sepse gjyqtarët nuk janë nga këtu, ata janë ndërkombëtarë dhe nuk dinë”, ka thënë Vllajiq.
Edhe avokati i viktimave të luftës Burhan Maxhuni u shpreh se rikonstruimi i vendeve të ngjarjes si në veri ashtu edhe në jug të Mitrovicës, do të shërbejë si një pasqyrë e mirë rreth rastit Ivanoviq.
“Trupi gjykues ka vendosur të dalë në vendngjarje duke filluar në pjesën veriore në çdo vend ku kanë ndodhur ngjarjet, po ashtu edhe në jug, kështu që do të marr një pasqyrë që do të shërbejë rreth rastit të Ivanoviqit dhe të tjerëve”, ka thënë Maxhuni.
Ndryshe, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, gjykimi rreth këtyre ngjarjeve ka filluar më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa të dyshuar janë Oliver Ivanoviq, Dragolub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq.
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexhat...
Të premten vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe erëra të...
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...