Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar hapjen e kutive të votimit për t’i numëruar votat në tërë komunën e Prishtinës.
Ky informacion vjen nga burime brenda kësaj partie, dega në Prishtinë.
Vendimi për rinumërimin e votave thuhet se ka marr mbështetje nga niveli qendror dhe se ka bërë ankesë në PZAP për hapjen e kutive të votimit në nivel të komunës së Prishtinës.
Sipas këtij burimi të Indeksonline, kjo ka ardh për shkak të dyshimit të zbulimit të manipulimit dhe vjedhjes së votave nga ana e komisionarëve të PDK-së dhe vëzhguesve.
Ky manipulim thuhet se ka tronditur strukturat e partisë dhe së të gjithë janë vënë në lëvizje të gjithë mekaznimat e partisë që kjo të zbulohet dhe të ketë ndjekje penale pët të gjithë të involvuarit në këtë skandal.
Po sipas këtij burimi, është marr vendim unanim brenda partisë që përmes organeve te drejtësisë, të pastrohen strukturat e partisë nga personat e inkriminuar.
Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë flasin për Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun
Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk nda...
Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...