Partia Demokratike e Kosovës në Ferizajt po konsideron se kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, me formimin e zyrës së inspektoratit brenda kabinetit të tij ka bërë shkelje të Statutit të komunës.
Udhëheqësi i departamentit të administratës brenda degës së PDK-së, Selim Marevci, gjatë një konference për medie ka thënë të hënën se ky vendim i kryetarit Svarqa, vije si reagim i mos formimit të Drejtorisë së Inspektoratit nga Kuvendi Komunal.
“Svarqa vendosi që të formojë një zyre të inspektoratit brenda kabinetit të tij, sidhe bëri emërimin edhe të një koordinatori, Ismet Vranovcit, deri në atë kohë‘këshilltar” për bujqësi. Më këtë bëri shkelje e statutit të Komunës, neni 59, ku nuk parashihet fare zyre e inspektoratit, po ashtu edhe shkelje të organogramit të Komunës, ku dihet fakti që mbas zgjedhjeve lokale të 2013 komuna e Ferizajt nuk e ka miratuar fare organogramin e ri”, ka thënë Marevci .
Madje ai ka shtuar se këtë koordinator, i punësuar nga “marrëveshjet për shërbime të veçanta,” e emëroi pa asnjë procedurë, duke bërë shkeljen e ligjit të shërbi mit civil.
“Pra siç shihet këtu, kemi të bëjmë me shkelje edhe me lidhjen e “marrëveshje për shërbime të veçanta” e cila ka një afat kohor prej maksimum 6 muaj, e dihet fakti që i apostrofuari është në kabinetin e kryetarit Sfarqa që prej fillimit të mandatit të kryetarit, që i bie prej fillimit të viti 2014, por shkelja vazhdon tutje duke mos respektuar as edhe procedurën e thjeshtësuar të rekrutimit. Situata është më ndryshe edhe nga sa e parasheh ligji, sepse kryetari Sfarqa bënë një hap edhe më të guximshëm duke e shpërblyer edhe me pozitë udhëheqëse, që është shkelje flagrante e dispozitave”, ka thënë Marevci.
Për PDK-në kryetari Svarqa së bashku me klasën e tij qeverisësenuk ka një ditë të vetme që nuk mund të kalojnë pa bërë shkelje ligjore, e kjo vjen si pasojë e kënaqjes së egos së madhe për pushtet dhe përfitim personal të tyre. “Nëse do të bënim një rang listë se kush prin me shkeljet ligjo re, atëherë Ferizaj do të ishte ” krenar,” sepse do të ishte i pa konkurrent në pozitën e parë, jo vetëm në nivel vendi, por edhe jashtë tij”, ka thënë Selim Marveci.
PDK-ja i bënë thirrje kryetarit Svarqa që të ndalë shkeljet dhe keqpërdorimet ligjore, ngase faktet e grumbulluar me të gjitha shkeljet që i ka bërë ky subjekt do t’ju adresohen institucioneve relevante
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexhat...
Të premten vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe erëra të...
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...