Partia Demokratike dega në Gjilan, po shpreh pakënaqësitë e saj rreth ndarjes së buxhetit për këtë komunë, që sipas tyre është për 485 mijë euro më pak se vitin e kaluar.
Përmes një komunikate për media, PDK e Gjilanit thotë se qeverisja e Lutfi Hazirit, nuk ka të ndalur me mashtrimet e maskuara që po ia bënë qytetarëve të Gjilanit.
“Ai ka premtuar dhe është zotuar se do të rrit buxhetin komunal për vitin 2016, por qeveria e Isa Mustafës po e zvogëlon buxhetin e komunës së Gjilanit për 485 mijë euro më pak se sa në vitin 2015, e ndërsa Luta në anën tjetër në mënyrë tinzare po e rrit tatimin në pronë për 17% nga viti tjetër”, citohet të ketë thënë Riad Rashiti nga PDK e Gjilanit, duke theksuar se do t’i kundërshtojnë fuqishëm këto vendime ne seancën e nesërme të Kuvendit Komunal.
PDK thotë se buxheti i planifikuar për vitin 2016, komunën e Gjilanit po e varfëron edhe më shumë.
“Po e varfëron edhe bujkun të cilëve ua ka zvogëluar buxhetin e subvencioneve për 90 mijë më pak për vitin tjetër, po i falimenton klubet sportive dhe Teatrin e Qytetit të cilëve ua ka shkurtuar buxhetin për 25 mijë euro më pak, për projekte kapitale nuk ka kurrfarë buxheti, për projektin e lumit Mirusha prapë janë planifikuar vetëm 100 mijë euro. Krejt këto po ndodhin për qytetarin e Gjilanit sepse me komunën po qeverisë i dështuari Lutfi Haziri dhe me Kosovën po e qeverisë i vogli Isa Mustafa”, thuhet tutje në komunikatë.
“Luta kishte deklaruar (mashtruar qytetarët) se janë thyer kufijtë buxhetor për herë të parë për komunën e Gjilanit me 4.2 milion euro për vitin 2015 dhe nuk doli ashtu, kishte premtuar uljen e tatimit në pronë ndërsa tani po e rrit, kishte premtuar shumë investime dhe projekte në interes të qytetarëve, kishte premtuar edhe heqjen e taksave për bizneset si dhe shumë premtime të tjera. Mirëpo për të gjitha këto premtime që i ka dhënë Luta, ai e ka bërë të kundërtën e saj, sepse buxheti komunal është zvogëluar, investimet kapitale kanë rën ë për toke, taksat komunale për bizneset i ka kthyer dhe rritur ato, tatimin në pronë po ua rrit qytetarëve të Gjilanit, e këto të gjitha janë mashtrime super të mëdha që din ti bëjë vetëm Luta”, vazhdon tutje komunikata.
Po ashtu PDK e Gjilanit thotë se nga janari i vitit 2016 qytetarët e Gjilanit do të paguajnë më shumë për tatimin në pronë, si pasojë e rritjes së vlerës së pronës për 17% për 1 m/2, të cilën e ka vlerësuar dhe propozuar kryetari i komunës Lutfi Haziri, ndërsa në realitet siq thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit, vlera e sipërfaqes për një m/2 për banim dhe afarizëm ka rënie, sepse në qytetin e Gjilanit tregu është ngopur me ofertat dhe sipërfaqe të objekteve të reja të banimit dhe të lokaleve afariste, si rezultat i ndërtimeve të shumta (me leje e shumë pa leje) që janë bërë viteve të fundit në qytetin e Gjilanit.
“Në asnjë vend nuk ka komunë të pasur, duke i varfëruar qytet arët. Në asnjë vend nuk ka logjikë të mendohet mbushja e arkës së Kuvendit Komunal, duke i tatimuar qytetarët, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë. Grumbullimi i borxheve për vitet e kaluara për tatim në pronë është aq i lartë që tregon pamundësinë e njerëzve për të paguar për shkak të ngarkesës. Ne kemi punuar në formulën tonë, e cila ka nxjerrë uljen e bazës tatimore. Do të punojmë me qeverinë, cila do që është në të ardhmen që të ulet edhe vlera e tatimit në pronë”, ka pas thënë dikur kryetari i komunës Lutfi Haziri. Por koha po tregon se Luta, si çdo herë Luta, mendon diçka tjetër, planifikon diçka tjetër, flet diçka tjetër dhe vepron krejt diçka tjetër”, thuhet në fund të kësaj komunikate.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...