Një alarm për vendosjen e një bombe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është dhënë mbrëmë. Pas kontrolleve të Policisë, doli se alarmi ishte i rrejshëm, raporton Express.
Se alarmi ishte i rrejshëm është konfirmuar nga Shpend Maliqi, komandant stacioni.
Fillimisht dyshohej se mjeti ishte në njërin prej avionëve. Informacioni kishte ardhur prej një burimi anonim.
Pas këtij informacioni, ishin kontrolluar çantat e të gjithë pasagjerëve që ishin në aeroplan.
Ndryshe, alarme të rrejshme për bomba janë dhënë edhe për Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”./Gazeta Express
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...