Tri partitë në pushtet ende nuk i kanë dërguar nominimet e tyre te presidenti për anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ani pse anëtarëve aktualë u ka kaluar mandati.
Gazeta “Epoka e re” nga burimet brenda koalicionit PAN ka marrë vesh se vonesat në këtë drejtim janë bërë për shkak të mospajtimeve në mes të AAK-së dhe Nismës.
Sipas këtyre burimeve, PDK-në në KQZ do ta përfaqësojë Ilir Gashi, ndërkaq Aleancën dhe Nismën Binak Vishaj.
Kurse partitë opozitare i kanë dorëzuar nominimet e tyre. LDK-ja do të përfaqësohet nga Sami Hamiti e Florian Dushi, kurse Lëvizja Vetëvendosje nga Adnan Rrustemi e Nazlie Bala./epoka e re/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë