Pacolli- Liburn Aliut për riparimin e rrugëve: Sigurohu që të realizohen në mënyrë korrekte

21:56 | 9 Qershor 2023
K.B

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkruar një status në rrjetin e tij në “Facebook, të cilin ia ka drejtuar ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pacolli ka kërkuar nga ministri që riparimin e rrugëve të dëmtuara ta bëjë në mënyrën e duhur.

“Ju lutem zoti Ministër, garantohuni që të monitorohet zbatimi i këtyre kontratave në mënyrë që ato të realizohen në mënyrë korrekte. Rrugët e riparuara janë riparime jo cilësore, riparohen vetëm për sy e faqe dhe më e rëndësishmja, nuk eliminohen shkaqet pse ato rrugë ishin damtuar”, ka shkruar Pacolli.

Tutje ai tha se një realizim i mirë duhet të përmban edhe riparimin gjegjësishtë eliminimin e shkaktarëve, si ura, kanale anësore për kullimin e ujit e të tjera.

“Rrugët e dëmtuara nga përmbytjet duhet të riparohën sebashku me eliminimin e shkaktarëve që përmbyten ato. Eliminimi i shkaktarëve ne krahasim me koston e damit nuk ështe i konsiderueshme. “Pacienti shërohet nëse eliminohen shkaqet e sëmundjes”, pra një riparim i realizuar mirë duhët të përmban edhe riparimin gjegjësishtë eliminimin e shkaktarëve, si ura, kanale anësore për kullimin e ujit e të tjera., përndryshe ju jeni vetëm duke hargjuar kot”, ka përfunduar kreu i AKR-së, shkrimin e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale