Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se 45 viktimat e masakrës së Reçakut janë e vërteta e shtetit serb që ende refuzon ta sheh vetën në pasqyrë.
Këtë deklaratë Pacolli e dha në 22-vjetorin e kësaj masakre, teksa shtoi se drejtësia në këtë rast ende nuk është vendosur.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kanë kaluar plot 22 vjet prejse u ekzekutua një nga krimet më makabër në luftën e fundit në Kosovë.
45 viktimat e Masakrës së Reçakut janë e vërteta e shtetit serb që ende refuzon ta sheh vetën në pasqyrë.
Ka ndodhur krimi, dihet edhe autori, por ende nuk ka ardhur dënimi – ndaj drejtësia s’është vendosur.
Përkundrazi, ekzekutuesit tentojnë të fshihen prapa pëlhurës së të moderuarit dhe sot udhëheqin me shtetin serb.
Derisa ata refuzojnë të ballafaqohen me të vërtetën, na takon ne, siç na ka takuar gjithmonë, por tani më shumë se kurrë, të kërkojnë vendosjen e drejtësisë dhe dënimin e përgjegjësve të kësaj mizorie.
Sa vjen e rritet distanca kohore me 15 janarin e 1999-ës, rritet edhe obligimi ynë kombëtar të punojmë përtej të pamundurës që në përvjetorët e ardhshëm të mos kujtohet veç krimi, por dënimi i kriminelëve gjithashtu.
Lavdi të rënëve.
Kanë kaluar plot 22 vjet prejse u ekzekutua një nga krimet më makabër në luftën e fundit në Kosovë.
45 viktimat e…
Posted by Behgjet Pacolli on Friday, January 15, 2021
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...