Një pacientes së infektuar me COVID-19 e cila po trajtohej në Klinikën e Pulmologjisë të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, i ka shpëthyer bombola e oksigjenit.
Ajo për Radio Televizionin e Kosovës ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
Pacientja ka thënë se ka pësuar djegie në duar.
“Unë jam që 12 ditë e shtrirë në klinikë dhe vazhdimisht kemi pasë porbleme me mungesë të oksigjenit për pacientët që nuk mundeni me i kry të gjitha shërbimet në dhomë, janë bombolat më të vogla me të cilat mund të dalësh jashtë dhomës për në banjo”.
Sipas saj deri tek ky rast ka ardhur pasi nuk kishte se kush t’i ndihmonte për nevojat personale.
Ajo bëri thirrje që të rregullohen problemi me oksigjen, pasi po ka vazhdimisht probleme.
Deklarimin e saj për RTK mund ta ndiqni nga minuta 11:20
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1228&v=GDhRIKvpN_g&feature=emb_title
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...