Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim

13:18 | 7 Janar 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

Ajo uroj që kjo festë të sjellë gëzim në shtëpitë e tyre.

Njoftimi i plotë i saj:

Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë.

Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin.

Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse./arbresh.info/

Të ngjashme