Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Presidentja tha se Kroacia është ndër shtetet që i ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira, por edhe tash kur shteti ynë po ecën përpara, raporton arbresh.info
Osmani tha se populli i Kosovës i është mirënjohës Republikës së Kroacisë.
“Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç. Marrëdhëniet e dy shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht në mes dy vendeve tona. Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mire dhe ndjehen krenarë si qytetarë të Kroacisë”, u shpreh Presidentja.
Presidentja falënderoi presidentin kroat për ndihmën e dhënë për Kosovën në kohën kur nuk kishim vaksina antiCOVID-19.
“I shpreh mirënjohje shtetit kroat për kontingjentin e vaksinave që i dhuruan Kosovës në një periudhë të vështirë kur ne nuk kishim vaksina. Gjithashtu mirënjohje e thellë për shtetin kroat dhe ndihmën që u dhanë qytetarëve të Kosovës pas aksidentit tragjik në Sllavonski Brod”, tha Osmani.
Osmani shtoi se shteti ynë e ka bërë të qartë se vizioni ynë është që Kosova të anëtarësohet në strukturat euroatlantike, dhe prandaj e vlerësojmë ndihmën dhe përkrahjen e Kroacisë në këtë rrugë.
“Është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të konsolidoj shtetësinë e saj, dhe shpresojmë që Kroacia do të vazhdoj të përkrahë këtë rrugë të vështirë por të pandalshme”, tha Osmani.
Përndryshe, Milanoviç do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti dhe ai i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pasdite, Milanoviç do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.
Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.
Milanoviç do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. /arbresh.info/

Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...