Osmani e Konjufca shtrojnë iftar në Kuvend për Bashkësinë Islame

19:29 | 17 Prill 2023
Emir Abduramani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë shtruar iftar sonte për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Konjufca në një postim në Facebook, në të cilin shihet myftiu Naim Tërnava teksa përgatitet për iftar bashkë me dy krerët e shtetit në ndërtesën e Kuvendit.

Kryeparlamentari Konjufca ka shkruar se kjo është mundësi për forcimin e marrëdhënieve mes tyre dhe për promovimin e respektit dhe bashkëpunimit.

“Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari!”, tha Konjufca./Arbresh.info