Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo me anë të një videoje ka thënë se Kosova është shtëpia e mërgatës.
“Mërgatë e dashur, periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës do të përfundojë më 21 janar 2021, në orën 18 sipas orës lokale në Kosovë”.
“Ndani pakë kohë nga angazhimi i juaj çmueshëm duke u regjistruar për votim në mënyrë që më 14 shkurt, me votën tuaj ta mbani dhe forconi lidhjen me atdheun. Me 14 shkurt, ju keni mundësin që me votën tuaj ta jepni kontributin për një Kosovë më të mirë. Kosova është shtëpia juaj, është shtëpia jonë e përbashkët”,ka thënë Osmani.
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës