NKL Limited me drejtor Samir Mane zyrtarisht blenë fabrikën Ferronikel

23:34 | 21 Korrik 2018
V. S.

Kompania e quajtur “NKL Limited”me bazë në Londër zyrtarisht është blerësi i fabrikës “Ferronikel” në Drenas.

Në një njoftim të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës thuhet se është marr vendimi që kompanisë NKL Limited  t’i lejohet përqendrimi përmes përfitimit 100% të kontrollit të në Ferronikel pas blerjes së aksioneve.

“1. LEJIMIN, e Përqendrimit përmes përfitimit 100% të kontrollit nga NKL Limited, në cilësinë e blerësit mbi NeëCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico, në cilësinë e shitësit. Transaksioni i propozuar është transaksion që nuk ka efekt në tregun gjeografik të Republikës së Kosovë, por vetëm në atë ndërkombëtar. Nga transaksioni nuk do të rezultojnë efekte negative për konkurrencën e rrjedhimisht për konsumatorët në Republikën e Kosovës”, thuhet në këtë vendim të AKK-së, transmeton Indeksonline.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë  25.05.2018 ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit të ndërmarjeve të realizuar si pasojë e blerjës së aksioneve të NeëCo Ferronikeli Complex LLC me nr. 70268073 me adrese: Rruga Besim Mala 227,13000 Drenas, Republika e Kosovës nga ana e NKL Limited me seli në Mbretërin e Bashkuar , e regjistruar  me nr. identifikimi  11246593 me adresë: Broadgate Toëer, 20 Primrose Street, London EC2A 2EË, përmes përfitimit të kontrollit të plotë me 100% të aksioneve.    2.  Subjekt i Përqendrimit sipas  përshkrimit të kërkesës nuk do të ketë efekt mbi konkurrencën në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht nga ky transaksion nuk do të rezultojnë efekte negative për operatorët ekonomik apo konsumatorët në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh së Blerësi nuk është i pranishëm në tregun e Republikës së Kosovës nëpërmjet të personit juridik apo shitjeve. Ky transaksion nuk krijon pozitë të re dominuese ose ndryshime në tregun e Kosovës” theksohet tutje në një njoftim, transmeton Indeksonline.

Më herët u raportua se njeriu me i pasur në Shqipëri, Samir Mane është në negociata për të blerë këtë fabrikë.

Mirëpo, në një kërkim të Indeksonline, kuptohet se drejtori i NKL Limited me bazë në Londër është vet Samir Mane.

Në faqen ‘Beta Companies House’ në të dhënat për kompaninë që e ka blerë Ferronikelit, merret vesh që drejtor është Mane.

Siç shihet në këtë dokument, biznesmeni Mane është bërë drejtor i NKL Limited para tri dite, përkatësisht me 18 korrik.

Kujtojmë që kjo fabrikë me 13 mars ka ndalur prodhimin për shkaqe financiare.

Ndërsa, janë rreth 820 punëtorë e 250 kontraktorë që mbajnë familjet nga kjo kompani.

Në këtë link mund të lexoni më shumë për kompaninë e re që do të udhëheq ndërmarrjen Ferronikel./Indeksonline/