Sot në në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, pas një trajnimi tremujor është mbajtur ceromonia e diplomimit të 36 zyrtarëve policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative(NJSO).
Në njoftimin për media nga Policia bëhet e ditur se të pranishëm në ketë ceremoni ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Avery Riffe nga ICITAP – Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i Policisë, si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të Policisë së Kosovës.
Sveçla dhe Hoxha në fjalimin e tyre uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi./Arbresh.info/






Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...