Një pjesë e Prishtinës mbetet pa rrymë

23:45 | 29 Tetor 2021
A Z

KEDS ka njoftuar se një pjesë e lagjes Parku i Qytetit dhe një numër i vogël i konsumatorëve të lagjes së Muhaxherëve janë aktualisht pa energji për shkak të një avarie të shfaqur në kabllon nëntokësore që i furnizon ata.

Sipas njoftimit ekipet janë në terren dhe janë duke përcjellë komplet linjën me pajisje dhe automjetin matës për detektimin e avarisë dhe sapo të lokalizohet do të fillojë rregullimi i saj.

“Ekipet tona në terren janë duke bërë çmos që t’i bëhet zgjidhje sa më parë avarisë e cila afektoi konsumatorët e lagjes Parku i Qytetit dhe lagjes Muhaxherëve. Aktualisht, ekipet janë në trafostacionin Parku i Qytetit, ku po vijojnë punimet për ta rikthyer sa më shpejt që është e mundur energjinë për atë pjesë të kryeqytetit”.

KEDS ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme