Një person lëndohet në vendin e punës

09:06 | 26 Nëntor 2020
A Z

Një punëtor të mërkurën e ka lënduar dorën e djathtë aksidentalisht në vendin e tij të punës, në Lubizhdë të Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rastin në polici e ka raportuar pronari i punëtorisë ku punonte viktima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme