Është raportuar se një person i panjohur dhe i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në një objekt në Prizren dhe është konfrontuar me punëtorin e sigurimit.
Sipas raportit të policisë, thuhet se mesditën e të mërkurës një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në objekt dhe në pamundësinë për të kryer grabitje është ballafaquar me sigurimin dhe është larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Kurse personi i dyshuar është identifikuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e të dyshuarit.
Por i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi në momentin kur policia ka kryer bastisje.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime./Arbresh.info/
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...
Drenica transferon Victor Da Silvan
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Gjakovë, policia...
Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë
Xheneta futet brenda shtëpisë së Big Brother për 24 orë
Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave