Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muajve dy të dyshuarve, A.R. dhe B.Gj., për sulmin ndaj policëve.
Ata dyshohet se më 13 gusht pak para mesnatës, në oborrin e QKMF-së në Pejë, kanë sulmuar zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore.
Policia kishte ndaluar veturën që drejtonte B.Gj., i cili kishte thënë se e ka nënën sëmurë dhe se duhet t’a dërgojë te mjeku. Policia kishte lejuar të vazhdojë veturën, por ia kishte marrë lejen e qarkullimit dhe i kishte kërkuar të pandehurit ta sjellë raportin mjekësor. Por vetura ka shkuar në drejtim të kundërt dhe kur policët janë nisur pas, i pandehuri ka filluar t’i fyejë dhe sulmojë policët, duke u shkaktuar lëndime. Dyshohet se A.R. ka ndihmuar në bashkëkryerje të këtij sulmi.
Dy personave i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muajve./arbresh.info/
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...