Rreth orës 11:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë është raportuar për një person që kërkon ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, se viktima mashkull rreth 23 vjeçar raportohet të jetë sulmuar me mjet të mprehtë e cila dyshohet të jetë thikë.
Sipas viktimës thuhet se atë ta ketë sulmuar një person i pa njohur për të, me të cilin kishte udhëtuar me shërbim taksie më pas si shkak i mosmarrëveshjes rreth çmimit për pagesë dyshohet se personi në cilësi të drejtuesit të veturës ta ketë sulmuar viktimën.
Policia ka nisur hetimet drejt identifikimit të personit të dyshuar si dhe zbardhjes së plotë të kësaj vepre penale.
Rasti po hetohet si vepër penale, vrasje në tentativë.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje