Anëtari i kryesisë së NISMA, Bajram Hasani u ka bërë thirrje qytetarëve që ta nënshkruajnë peticionin e opozitës kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Hasan përmes një postimi në “Facebook”, ka vlerësuar se nisma e tri subjekteve politike opozitare për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, është forma më e moderuar dhe më demokratike që një opozitë ia tërheq vërejtjen një qeverie për gabimet që po i bënë.
“Në ketë mënyrë opozita e bashkuar po i tregon partnerëve që po qeverisin vendin se këto marrëveshje janë të dëmshme për Republikën e Kosovës. Me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e cila dëmton funksionalitetin e shtetit dhe me nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi, që ia tkurr territorin vendit, kjo qeveri ka treguar se nuk din ta mbroj interesin e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.”, ka shkruar Hasani.
Sipas tij, përkrahja e madhe që po i jepet këtij peticioni nga qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës, po ashtu, tregon se marrëveshjet e qeverisë janë edhe kundër vullnetit të qytetarëve të vendit.
“Prandaj, mesazhin që qytetarët po e japin përmes këtij peticioni duhet ta marr seriozisht Qeveria e Kosovës, duke hequr firmën e saj prej këtyre marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Andaj, qytetarë ju që ende nuk e keni nënshkruar mos ngurroni, bëjeni sepse në këtë mënyrë i themi të gjithë njëzëri stop të këqijave që po i kanosen vendit”, ka shtuar Hasani.
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...