Ngjarjet që shënuan vitin në Shqipëri

18:03 | 31 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Vitin që po e lëmë pas Shqipërinë e ka karakterizuan shumë ngjarje duke filluar nga përhapja e Drogës të llojit kanabis, përjashtimi nga Kuvendi i deputetit Sali Berisha, skandali i kryebashkiakut nga Dibra, Shukri Xhelili, reforma në drejtësi, miratimi i “Ligjit të Vettingut”, rekomandimi për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, çështja Çame dhe shenjtërimi i Nënë Terezës, kualifikimi i Shqipërisë në kampionatin evropian.

Organizata  e Kombeve të Bashkuara (OKB) në raportin e fundit të publikuar për drogën, Shqipërinë e ka radhitur në vendin e pestë për kultivimin e drogës të llojit kanabis, ku Shqipëria radhitet pas Kolumbisë, Xhamajkës, Holandës dhe Paraguait.

Sipas këtij raporti Shqipëria gjeneron me 2.6  për qind fitime të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga droga. Po ashtu kjo shifër sipas këtij raporti rezulton shumë më e lartë krahasuar me vendet e tjera më të zhvilluara si Italia, Franca, dhe Britania e Madhe të cilat janë tregjet kryesore të shitjes së drogës, shkruan arbresh.info

foto-1

Në muajin maj Byroja e Kuvendit të Shqipërisë kishte vendosur që deputetin e Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha të përjashtonte nga Kuvendi për 10 ditë pas akuzave të bëra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Por nga ana tjetër grupi parlamentar i PD-së kishte vendosur që ta bojkotojë Kuvendin për 10 ditë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë të cilën e quajtën të papranueshme dhe shkelëse të demokracisë.

foto2

Po në të njëjtin muaj Shqipërinë e tronditi edhe një ngjarje tjetër, ku kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili ishte përfshirë në një skandal seksual me një vajzë 20 vjeçare, ai kësaj të fundit i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale për të hyrë në punë.

Pas publikimit të video skandalit të kryebashkiakut të Dibrës ai është arrestuar nga policia, ndërsa nga Gjykata e Krimeve të Rënda i ka shqiptuar masë në burgut pa afat.

foto3

Po ashtu në muajin korrik pas shtatë orë bisedimeve maratonike dhe me ndërmjetësim të ambasadorit të SHBA-së DonaldLu dhe atij të BE-së, Romana Vlahutin është miratuar reforma e drejtësisë.

Kjo reformë u miratua me 140 vota për.

foto-4

Në muajin gusht Kuvendi i Shqipërisë mes debateve të shumta ka miratuar edhe  “Ligjin e Vettingut” për gjyqtarë dhe prokurorë.

Ky ligj është miratuar me 88 vota të mazhorancës,ndërsa opozita e kishte braktisur sallën e Kuvendit, shkruan arbresh.info

Ky draft i njohur si “Ligji i Vettingut” është një paketë e gjerë prej 48 projektligjesh ku shtatë prej tyre konsiderohen si themelore për ngritjen e instutcioneve të drejtësisë.

Ky ligj u publiku në faqen zyrtare me 23 shtator, kurse në fuqi ka hyrë në muajin tetor.

foto-5

Më 9 nëntor ishte ngjarja historike, Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e kapitujve të negociatavepër anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

foto-6

Ka qenë sërish çështja Çame që ka ngjallur debat midis Shqipërisë dhe shtetit të saj fqinjë Greqisë.

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë dhe ka qenë i menjëhershëm reagimi i i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli.

foto-7

Po ashtu gjatë vitit 2016 nuk ishte vetëm politika që dominoi në Shqipëri ishte edhe një tjetër ngjarje historike që ishte në fokus të mediave si vendore ashtu edhe ndërkombëtare .

Shenjtërimi i Nënë Terezës ishte bërë me 4 shtator kur Papa Françesku lexoi në latinisht formulën e shenjtërimit të Nënë Terezës para më shumë se 100 mijë të pranishmëve që ishin mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

foto-8

Kombëtarja shqiptare në futboll bëri historinë me kualifikimin për herë të parë në Kampionatin Evropian, udhëtim ky që përfundoi në fazën e grupeve./Arbresh.info/B.Agushi/

Shpërndaje në rrjete sociale