Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

07:18 | 7 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

09:00 – 11:00
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizon disa aktivitete. Agjenda:

09:00 – Përurohet pllaka në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, ku gjatë viteve 1991-1998 është zhvilluar procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Merr pjesë kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci.

09:45 – Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci vizitojnë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika”.

11:00 – Mbahet manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit, ku edhe do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”)

10:00
Instituti Albanologjik mban sesionim shkencor “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Vlerë Kombëtare”. (Instituti Albanologjik)

11:00 – 14:00
Organizata “Global Shapers” organizon një protestë për cilësi në arsim. Protesta nis në ora 11:00 para zyrave të SBASHK-ut, pastaj do të vazhdoj marshimi përgjatë rrugës “Agim Ramadani” dhe do të përfundojë në ora 14:00 te udhëkryqi para Ministrisë së Arsimit. (Te SBASHK-u/ MAShTI)

11:30
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)

12:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Rendi i ditës: Shënimi i 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Ndërtesa e Kuvendit).

12:00
Organizata joqeveritare dhe Institucionet e Kosovës organizojnë një protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me agresionin nga Rusia. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë).

12:00
Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”. Marrin pjesë veteranët e futbollit nga Kosova, Vlora, Ulqini dhe Presheva. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali)

14:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Debat parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri. (Ndërtesa e Kuvendit).

14:00
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” organizon konferencë, ku do t’i shpalosë detajet e marshit protestues kundër vrasjes së grave, që do të mbahet më 8 mars në Prishtinë dhe qytete të tjera. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

18:00
Për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Skënderaj)

Shpërndaje në rrjete sociale