Që nga sot, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers), i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.
“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës”, ka thënë Sami Mazreku, Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Arbresh.info ka pyetur qytetarët në lidhje me këtë çështje dhe se me gjithë këtë vendim, a ka ende vetura të paregjistruara në Kosovë.
Ata mendojnë se përkundër këtyre masave, në Kosovë ka ende shumë vetura të paregjistruara, dhe se për këtë, duhet vepruar diçka.
Sipas tyre, duhet edukim i popullit lidhur me regjistrimin e veturave të tyre, dhe në rast se ata tregojnë padëgjueshmëri në rastin e stikerave, ata duhet të dënohen rëndë dhe nëse edhe gjoba nuk kryen punë, atyre duhet t’u konfiskohen veturat./arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen