Nga pakujdesia e qëllon në kokë me pushkë familjarin

10:15 | 24 Shtator 2021
A Z

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti nga pakujdesia kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç’rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, njësiti policor ka konfiskuar pushkën, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë, 22.09.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Të ngjashme