Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët vendosi në lidhje me kërkesën e një personi për tërheqjen nga statusi si viktimë pjesëmarrëse në proces për arsye të sigurisë. Si rezultat, aktualisht numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore është 152.
Pas konstatimit se kërkesa ishte nënshkruar si duhej dhe se nuk kishte asnjë tregues se kërkesa nuk ishte bërë me vullnet të lirë dhe në mënyrë plotësisht të vetëdijshme, Trupi Gjykues e miratoi kërkesën duke e përfunduar statusin e personit si viktimë pjesëmarrëse në proces.
“Më herët më 14 prill, Mbrojtësi i Viktimave informoi Trupin Gjykues për ndarjen nga jeta të një viktime në këtë çështje gjyqësore. Si rezultat, aktualisht numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore është 152. Informacion i mëtejshëm për pjesëmarrjen e viktimave në këtë çështje gjyqësore mund të gjendet në rubrikën çështje gjyqësore dhe në një faqe tjetër në faqen tonë në internet specifikisht për viktimat pjesëmarrësve në të gjitha çështjet gjyqësore”, njofton Specailja
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...