Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se me qëllim të zbatimit të Ligjit për Patentë Shofer të Republikës së Kosovës, Nr.05/L-064, nga sot, më datë 7 prill 2017, Agjencia për Regjistrim Civil e MPB-së, do të vendosë versionin e ri të Sistemit Elektronik të aplikimit për patentë shofer të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa ministrore.
Pas vendosjes së versionit të ri, aplikimi për patentë shoferi si dhe pas dhënies së provimit që deri më tani aplikimi është bërë në njësitë-qendrat rajonale të testimit të Ministrisë së Infrastrukturës, tani e tutje aplikimi do të bëhet në Qendrat për Pajisje me Dokumente, në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil, nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...