Pas ditëve të para të javës me mot kryesisht t vranët dhe me shi, meteorologët parashikojnë se nga mesi i javës, rryma të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore, do mundësojnë që gradualisht të kemi rritje të temperaturave.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 9C, do të rriten deri në 16C, ditën e premte.
Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (27 mars) deri më 30 mars.
28.03-29.03 – Mot me vransira dhe intervale me diell. Të mërkurën në mëngjes, në vise të ulëta mundësi për mjegull, e pasdite vende-vende nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu. Temperaturat në rritje.
30.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.
Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 2-5m/s. Shtypja atmosferike, pas kalimit të vorbullës ciklonike, do të rritet rreth vlerave normale.
Vlerat ditore të AQI, mund të mbeten të larta, dhe do të luhaten kryesisht në mes vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...