Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në kabinetin e tij një grua të fuqishme në fushën e biznesit, Athaija Ali Nasser Buasaiba Al-Ali, si dhe Nadet Gharsallaui nga Emiratet e Bashkuara.
Në njoftimin për media thuhet se ky takim takim u mundësua falë angazhimit të Sami Bilalli, këshilltar i kryetarit Bahtiri, ndërsa qëllimi i këtij takimi ishte veprimi i devotshëm i tyre për të ndihmuar 50 familje me mjete financiare, në gjendje të vështirë ekonomike nga Komuna e Mitrovicës.
Bahtiri ishte shumë mirënjohës fillimisht për vizitën e treguar të këtyre grave të fuqishme nga fusha e biznesit, ndërsa i ka falënderuar për veprimin e tyre të devotshëm i cili është fryt i humanizmit njerëzorë, që edhe familjet skamnore të kenë një jetë më të dinjitetshme, kur dihet së në komunën e Mitrovicës kemi shumë familje të tilla.
“Komuna është mirënjohëse dhe ju falënderon juve dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen që në vazhdimësi po i jep ky vend rasteve sociale në shtetin tonë. Aksioni ka vlerë të veçantë , sepse do t’u lehtësoi gjendjen ekonomike shumë familjeve”, ka thënë Bahtiri.
Athaija Ali Nasser Buasaiba Al-Ali nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se ky është një kontribut i vogël për familjet në nevojë, ku do të ndihmohen 50 familje skamnore me mjete financiare, ndërkohë që paralajmëroi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gatshme të kontribuojnë edhe në projekte të tjera.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...