Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njofton se sot ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e çerdhes “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se 120 fëmijë do të kenë qasje në ambientet e çerdhes, përcjell Arbresh.info.
“Më shumë mundësi për fëmijët e Gjakovës! Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të edukimit parashkollor në Gjakovë! Kam nënshkruar kontratën për ndërtimin e çerdhes publike “Ganimete Tërbeshi”, me ç’rast 120 fëmijë të kësaj komune do të kenë qasje në një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe me standarde të larta edukative”, ka shkruar Nagavci.
“Ky investim prej 1,047,221.59 euro është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për t’u ofruar fëmijëve tanë një fillim të mbarë në rrugëtimin e tyre arsimor. Edukimi fillon nga fëmijëria – dhe ne do të vazhdojmë të investojmë për të ardhmen e tyre!”, shtoi tutje Nagavci./Arbresh.info
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite