Edhe pse jemi mësuar që mysafirët e seancave plenare të jenë vetëm vëzhgues, kjo nuk ndodhi në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Ishte kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ai që ndërhyri në punën e deputetes, Aida Dërguti. Ndërkohë, askush nga Kuvendi nuk reagoi ndaj ndërhyrjes së mysafirëve në punën e deputetëve.
Reagimi i Gucatit dhe nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, erdhën pasi deputetja Aida Dërguti tha se përfaqësuesit e organizatave që janë në sallë nuk i përfaqësojnë interesat e veteranëve.
Gucati i tha Dërgutit që “Mos të bëjë me gisht, se ia shti atë gisht në gojë“.
Mysafirët u mundua t’i qetësojë deputeti Nuredin Ibishi. Pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve, kanë dalë nga salla e Kuvendit ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpres punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara./KosovaPress/


Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave