Mustafa uron qytetarët për Vitin e Ri (VIDEO)

14:55 | 31 Dhjetor 2016
M. A.

Kryeministri Isa Mustafa ka uruar qytetarët e Kosovës për ndërrimin moteve, përderisa ka vlerësuar si të rëndësishëm vitin që lamë pas.

“Së bashku e forcuam shtetin tonë, e rritëm ekonominë, e ulëm papunësinë, u anëtarësuam në UEFA dhe në FIFA, miratuam Ligjin për Trepçën, morëm Kodin Telefonik, krijuam kushte për hapjen e fabrikave, avancuam raportet me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, miratuam një buxhet rekord mbi 2 miliardë euro e shumë të arritura tjera”  ka thënë Mustafa.

Për më shumë ndiqni videomesazhin nga i pari i Qeverisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme