Mustafa: Miratimi i Ligjit për veteranët dëshmon forcën dhe seriozitetin e koalicionit

08:36 | 31 Dhjetor 2016
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mbrëmë vonë ka uruar të gjithë për ndryshimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ky vendim e dëshmon seriozitetin dhe forcën e koalicionit qeverisës.

Ky është postimi i Mustafës:

Aprovimi i ndryshimeve në Ligjin për Veteranët e UÇK-së dëshmon seriozitetin dhe forcën e koalicionit qeverisës. Uroj deputetët për një vendim shumë të rëndësishëm, Kryetarin e Kuvendit dhe OVL.

Është ky një vendim që ka kërkuar më shumë kohë dhe angazhim, një involvim të kreut të shtetit dhe punë me përkushtim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qendrueshëm ekomomik. Urime!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme