Mjeku shqiptar në Stamboll, Regli Oreshka, ka folur në lidhje me tërmetin e fortë që goditit Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e kësaj të hëne.
Në një lidhje të drejtëpërdejtë për Euronews Albania, mjeku tha se edhe pse është një situatë e frikshme, ai personalisht nuk do të largohet nga Turqia dhe do t’i shërbejë komunitetit aty.
Oreshka zbuloi gjithashtu dhe historinë e një kolegut të tij nga Gaziantepi, i cili ka humbur të gjithë familjen si pasojë e tërmetit.
“Direkt më kërkoi familja të vija në Shqipëri. Me çfarë di unë nuk lejohen fluturimet. Mua që jam një mjek nuk më lejohet të largohem në situata të tilla. Do shërebej këtu. Ndihem shumë keq dhe ndjej keqardhje për jetët e humbura. Ndihem tmerrësisht keq dhe i frikësuar.
Nuk kam folur me njeri përveç mikut tim, kolegut tim që ka humbur familjen, është nga Gaziantepi. E ka humbur të gjithë familjen dhe është tmerrësisht keq”, tha mjeku.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen